Islami: Kosova përballë rrezikut, deklaratat e Trump duhet marrë seriozisht

Në një intervistë për “Ora News”, profesori i shkencave të sigurisë Avni Islami analizoi situatën gjeopolitike globale dhe theksoi rëndësinë e deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, duke veçuar paralajmërimet për një sulm të mundshëm ndaj Kosovës nga ana e Serbisë.
"Nuk duhet harruar se secila deklaratë që jepet në prononcim e presidentit të SHBA-së duhet të merret seriozisht sepse Tump ka informacione të pakufijshme, informacione të bollshme për ngjarje që ndodhin në glob e jo më në europën e trazuar.
Nga njëra anë kemi një konflikt në Ukrainë dhe kemi Lindjen e Mesme ku është duke u zhvilluar një luftë e cila tashmë nuk përmendet, rreth Gazës duke potencuar luftën 12 ditore mes Izraelit dhe Iranit, ku u zbehën nga frika dhe pasiguria se mund të shpërthej lufta e 3 botërore.
Po rikthehem tek deklaratat e ripërsëritura të presidentit Trump rreth asaj se ai kohët e fundit kishte ndaluar një sulm ndaj Kosovës nga ana e Serbisë. Nuk duhet harruar se kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës disa herë ka deklaruar se tashmë Kosova gjendet në një fazë të rrezikshme ku mund të pritet sulm nga e shtetit Serb dhe në të vërtetë ekspertë, ushtarakë të ndryshëm dhe analistë nuk e patën marr seriozisht deklaratën e tij", u shpreh Islami.

