"Isha i lidhur për 4 ditë", Gjeorgjiani i arrestuar për vrasjen e Caroline: U torturova të pranoja krimin

"Isha i lidhur për 4 ditë", Gjeorgjiani i arrestuar për

Një gjeorgjian i arrestuar për vrasjen e Caroline në Greqi pas trillimit nga ana e pilotit 32-vjeçar që u mundua të fshehë vrasjen e gruas duke sajuar një grabitje, ka deklaruar për një TV në Gjeorgji se është dhunuar për të pranuar se ka qenë autor i kësaj ngjarje.

"Unë isha i lidhur për katër ditë dhe u rraha për të rrëfyer kur nuk e dija se çfarë po ndodhte. Kur dikush u lodh, një tjetër filloi të godiste.  Ata nuk më pyetën asgjë, erdhën direkt, më rrahën dhe më kërkuan të rrëfeja se si e vrava. Nuk kishte pyetje të tjera”, tha Giorgio Khardzeishvili.

Hetimi tani ka vërtetuar vrasësi i Caronilë, 20 vjeç ishte burri i saj, i cili inskenoi një skenë vjedhjeje. Çështja po hetohet gjithashtu nga Ambasada e Gjeorgjisë.

“Nuk e dija për cilën vajzë po flisnin. Ata më thanë: ‘Ti e vrave atë. Pastaj zbulova se ajo ishte vrarë nga burri i saj ndërkohë që unë akuzohesha për grabitje. Unë nuk kam asnjë lidhje me grabitjen. Unë thjesht kisha dokumente false”, deklaroi ai.

Caroline Crouch u vra në 11 maj në prani të vajzës të saj 11 muajshe. Zbatuesit e ligjit ndaluan një shtetas gjeorgjian në lidhje me vrasjen, por më vonë u zbulua se ai nuk kishte asnjë lidhje me krimin. Policia ka akuzuar burrin e saj për vrasjen e 20-vjeçares Crouch. 32-vjeçari Babi Anagnostopoulos tashmë është deklaruar fajtor.

EMISIONET