I vdiq nëna, Kadri Veseli del nga paraburgimi në Hagë, viziton varrin e të ëmës në Kosovë

I vdiq nëna, Kadri Veseli del nga paraburgimi në Hagë, viziton

Ish- kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka vizituar ditën e sotme varrezat e fshatit Broboniq në të Mitrovicës ku është varrosur nëna e tij, e cila u nda nga jeta disa ditë më parë.

Veselit i është lejuar vizita në familjen e tij në Kosovës nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës.

Ardhja në Kosovë, Veselit iu mundësia sipas rregullores së Dhomave të Specializuara, e cila lejon lirimin e përkohshëm, nëse ekzistojnë shkaqe humanitare, një ndër to, vdekje e një familjari.

Nëna e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vdiq të premten, 7 janar 2022.

Ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Që nga nëntori i vitit 2020 Veseli së bashku me ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Rexhep Selimin Jakup Krasniqin janë në paraburgim në Hagë.

Video është siguruar nga KlanKosova: 

EMISIONET