Sulmi në veri të Kosovës, Spahiu: Arratisja e terroristëve në mal, goditje e madhe për nacionalistët serb

Nexhmedin Spahiu, profesor i shkencave politike në një intervistë për Ora News foli për situatën në veri të Kosovës. Spahiu tha se ikja e terroristëve serb në mal, ishte një goditje e madhe për nacionalistët serb.

"Ikja e terroristëve serb në mal është goditje e madhe për nacionalistët serbë. Një qeveri ndërkombëtare mund ta ndihmojë Kosovën me shërbimet e inteligjencës në lidhje me këtë grup terrorist.

Arritjen që i arrijmë me ndihmën e miqve tanë i zbehim me veprimet tona", tha ndër të tjera Spahiu.

EMISIONET