I burgosuri hidhet në det gjatë transferimit me traget në Greqi

I burgosuri hidhet në det gjatë transferimit me traget në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Detin Egje. Një i burgosur turk, i cili po transferohej me traget nga policia, arriti të mbërrinte në kuvertën e anijes dhe u hodh në det me qëllim. 

Katër policë që e shoqëronin e panë ngjarjen dhe njoftuan menjëherë kapitenin e tragetit. Anija ndaloi dhe filloi kërkimet, duke përfshirë edhe mjete lundruese të Rojës Bregdetare Greke, por deri më tani trupi i të dënuarit nuk është gjetur.

Sipas të dhënave, i burgosuri ishte arrestuar më 7 korrik për trafik emigrantësh dhe po mbahej në paraburgimin e sigurisë së lartë në Koridhalos.

Autoritetet kanë hapur një hetim disiplinor ndaj katër punonjësve të policisë që e shoqëronin. Hetimet paraprake po kryhen nga Roja Bregdetare, e cila vazhdon kërkimet në zonën përreth tragetit.

EMISIONET