Humbi të atin në aksidentin tragjik në Kroaci, prek me fjalët djali i shoferit: Ahh mor babë po pak t’kom përqaf bre

 

Humbi të atin në aksidentin tragjik në Kroaci, prek me

Djali i Naser Sylmetaj, shoferit që ndërroi jetë në aksidentin tragjik në Kroaci, Adhurim Sylmetaj, ka prekur me fjalët i ka dedikuar fjalë prekëse të atit të ndjerë.

“Jepi Zë” bën me dije se Sylmetaj në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ka shkuar se para se i ati të nisej për rrugë e ka përqafuar, teksa shton se dhimbja për humbjen e tij është shumë e madhe.

 “Ah mar bab, dhimbja shumë e madhe malli shumë i madh, atë ditë kur t`kam çu tek autobusi t`kam përqaf po pak bre. Ishalla zoti n`xhenet,”- shkruan djali i Naser Sylmetaj.

Ndërkohë në një intervistë që ka dhënë për REL, ka thënë se babai i tij ka rreth tetë muaj që ka filluar punën në këtë kompani.

“Janë nisur para 3-4 ditëve, edhe në momentin që kanë mbërri, menjëherë, veç atë mbrëmje kanë pushuar dhe menjëherë të nesërmen në mëngjes rreth orës 09:00 janë nisur për në Kosovë”, tha Sylmetaj për REL.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në orën 6.20 në autostradën afër Slavonski Brod, ku një autobus me targa të Kosovës doli nga rruga duke lënë pa 10 viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Lidhur me këtë tragjedi kanë folur edhe kryeministri kroat, ai i Kosovës, Albin Kurti, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

EMISIONET