Humb jetën 23 vjeçarja në Kosovë pasi mori ‘Pfizer’, familjarët: U detyrove të vaksinoheshe për vendin e punës

Një 23-vjeçare nga Kosova, ka humbur jetën ditën e sotme.
Ndërkohë familjarët, e viktimës janë shprehur se e reja, ka humbur jetën vetëm 48 orë pasi ka marrë vaksinën kundër Covid-19, Pfizer.
Lajmin për vdekjen e Zarife Imerit, e kanë bërë vetë familjarët, ndërkohë shkruajnë se ajo u detyruar të vaksinohej për të mbajtur vendin e punës.
“U detyrove të vaksinoheshe që të qëndrosh në vendin e punës. Ajo vaksinë pas 48 orësh të shkaktoj vdekjen. Mos na detyroni, mos na kushtëzoni, prehu në paqe mbesa jonë.”-shkruajnë të afërmit.

Ndërkohë Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, Ismet Bogiqi, ka konfirmuar për mediat e Kosovës, se vajza është vaksinuar më datën 13 shtator, në procedurë të rregullt.
“Vajza është vaksinuar me procedurë të rregullt, më 13 shtator, ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer. Nuk ka pasur ndonjë problem gjatë vaksinimit, Mjekësia ligjore tash do të merret me rastin”, deklaroi ai.
Ditën e sotme në Kosovë, kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, 14 persona, ndërsa janë regjistruar 368 raste të reja./ Ora News/

