Hoti: Dimal Basha, emër surprizë që vuri në vështirësi PDK
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", gazetari Shkodran Hoti komentoi për zgjedhjen e papritur të Dimal Bashës dhe ndikimin e saj në skenën politike të Kosovës
"Dimal Basha është le të themi propozimi befasi pas vazhdimit të seancës konstituive, pasi ka dalë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.
Them që është emër befasi sepse është emër që nuk vjen nga ekzekutivi dhe është emër që për herë të parë e vendosi në vështirësi Partinë Demokratike të Kosovës e cila kishte deklaruar që nuk e voton askënd që është pjesë e kabinetit qeveritar.
Ajo çfarë ndodhi është që PD-ja si forca e dytë më e madhe në Kuvendin e Kosovës nuk i qëndroi prapa fjalëve të saj dhe për gjithë këtë u arsyetua që kryesuesi i seancës nuk e dha një 10 minutsh për konsultim mes palëve", u shpreh Hoti.

