Haradinaj takon Eskobar: Angazhimi serioz do ta shpëtojë situatën

Haradinaj takon Eskobar: Angazhimi serioz do ta shpëtojë situatën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur pas takimit me Emisarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.

Haradinaj përmes një statusi në Facebook, tha që janë mjaft të fokusuar në zhvillimet në vend, posaçërisht në veri me “kërkesën eksplicite që të ulen tensionet, të hiqen barrikadat dhe të kthehet normaliteti në atë pjesë të vendit”.

"Sapo përfundova takimin me z. Escobar dhe ambasadorin Hovenier. Mund t’ju them se janë mjaft të fokusuar në zhvillimet në vend, posaçërisht në Veri, me kërkesën eksplicite që të ulen tensionet, të hiqen barrikadat dhe të kthehet normaliteti në atë pjesë të vendit.

Besoj se ky angazhim serioz do ta shpëtojë situatën dhe do të na kthejë te marrëveshja finale për njohje Kosovë- Serbi.

Në emër të AAK-së, shpreha falënderimin për ndihmën jetike që po jep," tha ai.

EMISIONET