Haga, kontrolle në Kosovë, shoqërohet deputeti dhe ish-themeluesi i UÇK-së Naim Hasani

Katër banesa janë kontrolluar brenda dy ditësh në kosovë me udhër të gjykatës speciale. Këtë të mërkurë për tre orë është shoqëruar edhe deputeti Nait Hasani njëkohësisht edhe themelues i UÇK. Ndërkaq janë sekuestruar celularë dhe dokumente të cilat thuhet se do të shërbejnë për gjyqin që po zhvillohet në hagë
Në hagë vijon gjyqi ndaj ish drejtuesve të ushtrisë çlirimtare të kosovës, por në Prishtinë tashmë kanë nisur kontrolle të shtuara në banesat e luftëtarëve apo ish zyrtarëve.
Me urdhër të Prokurorisë Speciale edhe Nait Hasani një nga themeluesit e ushtrisë është shoqëruar për tre orë në zyrat e Eulex në Fushë Kosovë. Mbetet ende i paqartë shkaku që ka sjellë këtë veprim, por bëhet e ditur se atij i është sekuestruar telefoni që duket se do të shërbejë për hetimet që kanë nisur tashmë në Hagë.
Hasani është një ish i burgosurit politik aktualisht deputet në kuvendin e kosovës por që ka mbajtur edhe detyrën e ambasadorit
Të martën EULEX ka ushtruar kontroll dhe në banesën e familjarëve të heronjve Fahri e Bahri Fazliu, ndërsa në mbrëmje i ka sekuestruar telefonin edhe ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafës.
Kontrollet kanë sjellë dhe reagimin e shoqatave të dëshmorëve që I kanë cilësuar veprime të padrejta.
Hashim thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selim janë ndaluar në nëntor të vitit 2020 me vendim të gjykatës speciale. Ndërsa procesi ndaj tyre filloi në fillim të prillit të vitit 2023

