Gruan e kap paniku, fsheh kokainën me vlerë gjysmë milionë euro në tualetin e lokalit dhe zhduket

Gruan e kap paniku, fsheh kokainën me vlerë gjysmë milionë

Autoritete policore në ishullin Lesvos, në Greqi kanë sekuestruar 4,5 kilogramë kokainë.

Sipas policisë kokaina vlerësohet të ketë  vlerë gjysmë milionë euro.

Mediet greke bëjnë me dije se 2 bashkëpunëtorët kishin në plan të transportonin kokainën nëpërmjet portit në Pirea.

Por falë kontrolleve të policisë në port dyshja u frikësua, si rezultat ata u ndan nga njëri tjetri për ti shpëtuar policisë.

Në panik e sipër gruaja hyri në një restorant dhe fshehu  çantën me kokainë në tualetin e loaklit, ndërsa vetë u largua.

43-vjeçarja ishte regjistruar nga kamerat e sigurisë se lokalit, gjë që lehtësoi policinë në arrestimin e saj.

Gruaja pretendon se ajo thjesht e fshehu kokainën dhe se droga u transportua në ishull me anije nga 49-vjeçari i cili është identifikuar dhe është në kërkim.

 

 

 

EMISIONET