Gruaja rreh burrin dhe vjehrrën në Gjilan të Kosovës

Gruaja rreh burrin dhe vjehrrën në Gjilan të Kosovës

Policia e Kosovës informoi se ka arrestuar një grua pasi rrahu bashkëshortin dhe vjehrrën e saj.

Ngjarja është regjistruar në Gjilan të Kosovës, dhe shkak  kanë qenë mormarrëveshjet verbale.

 “Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila pas një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull  kosovar  e kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin e pastaj e dyshuara e kishte sulmuar fizikisht edhe vjehrrën e saj viktimën femër  kosovare. Si pasojë e sulmit viktima  dhe e dyshuara kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gruaja është dërguar në paraburgim për tu mbajtur për 48 orë.

EMISIONET