Greva e doganierëve në Greqi/ Të hënën bllokohet Kakavija për katër orë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2025, 17:46

Të hënën, më 27 tetor, pika kufitare e Kakavijës do të bllokohet për katër orë për shkak të grevës së doganierëve grekë.
Sipas njoftimit të Policisë Kufitare Kakavijë, ndalimi i automjeteve do të jetë në fuqi nga ora 06:00 deri në 10:00 (me orën shqiptare).
Gjatë kësaj periudhe, do të lejohen vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet me emergjenca shëndetësore.

