Greqi, partneri i saj e përdhunoi dhe e mbajti pesë ditë të lidhur me zinxhirë 38-vjeçaren

Një 38-vjeçare jetoi një tmerr për pesë ditë të tëra në Nea Joni të Greqisë.
Partneri i saj 58-vjeçar e mbajti të lidhur me zinxhirë për të paktën pesë ditë, ndërsa në të njëjtën kohë e abuzonte seksualisht.
Dramës së saj i kanë dhënë fund fqinjët, të cilët në një moment kanë dëgjuar zëra dhe kanë lajmëruar policinë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur personat e ekipit të DIAS-it, ku fqinjët u kanë treguar vendin ku janë dëgjuar zërat.
Pasi kanë gjetur banesën dhe i kanë rënë ziles, 58-vjeçari ka hapur derën. I pyetur nga policia se çfarë “po ndodh këtu?”, ai është përgjigjur “gjithçka është në rregull”.
Policia, megjithatë, pa një grua brenda në shtëpi. Efektivët e DIAS-it kanë hyrë brenda dhe gruaja ka raportuar se partneri i saj po e përdhunonte nën kërcënimin e armës.
Bëhet me dije se pas kontrollit të policisë në shtëpi, ndër të tjera u gjet një armë karabinë, për të cilën 58-vjeçari kishte leje, si dhe një armë ushtarake.
58-vjeçari u arrestua me akuzën e dhunës në familje dhe sulmit seksual.


