Goditet ish ministri grek i financave, një grup personash i shkaktojnë faktuara në kokë
Ish-ministri i financave në Greqi, Yanis Varoufakis është goditur nga një grup personash mbrëmjen e së shtunës. Ngjarja ka ndodhur menjëherë pasi ai zhvilloi një takim me mbështetësit e tij të “Diem25” në një nga lagjet e Athinës.
Varoufakis ishte afruar për të biseduar me grupin që ishin duke e sharë dhe ofenduar nga jashtë lokalit. Menjëherë ai është qëlluar ndërsa u nis për një kontroll drejt spitalit, ku ka rezultuar me faktuara në kokë.
Mediat shkruajnë se mes ofendimeve atij i është përmendur dhe firmosja e memorandumit me bashkimin evropian për kapërcimin e krizës ekonomike të disa viteve më parë
Në fakt ish ministri i financave në atë kohë u kthye në simbolin e përballjes së Greqisë me trojkën e BE në diskutimin për borxhin.
Për ngjarjen reagoi dhe vetë grupimi “Diem25” që e ka cilësuar sulmin fashist dhe pjesëmarrësit në të provokator
Edhe zëdhënësi i qeverisë ka shprehur kritika për ngjarjen duke shtuar se në demokracinë e Greqisë nuk ka vend për prepotencën dhe nuk do të tolerohet asnjë formë dhune
Në fakt ky është sulmi i dytë që bëhet ndaj ish-ministrit të financave në të njëjtën lagje të konsideruar dhe si anarkiste.
Në 2015 Varoufakis ishte viktimë e një sulmi madje edhe jashtë të të njëjtit restorant ku ndodhi episodi i djeshëm.