Gjykata në Prishtinë "fundos" me 6 vite burg ish-togerin e akuzuar për spiunazh...

Gjykata në Prishtinë  "fundos"  me 6 vite burg  ish-togerin

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 6 vjet burgim dhe 2 mijë euro gjobë ish-togerin e Policisë së Kosovës, Bojan Jevtiç,  nën akuzën e spiunazhit  dhe armëmbajtjes pa leje.

Veç arrestimit dhe gjobitjes, gjykata ka urdhëruar shkatërrimin e armës së gjetur dhe konfiskimin e sendeve të gjetura të ish-togerit.

Jevtiç mori dhe një dënim plotësues, ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike në administratë publike  për 5 vite pas kryerjes së dënimit me burgim, raportojnë mediat në Kosovë.

 

 

 

 

 

                                                                                                                             

 

EMISIONET