Gjendet pa shenja jete një grua në garazhin e shtëpisë në Pejë

Gjendet pa shenja jete një grua në garazhin e shtëpisë

Në fshatin Nabërgjan të Pejës, një grua është gjetur pa jetë në garazhin e shtëpisë së saj. Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Një grua është gjetur pa shenja jete në Nabërgjan të Pejës.

Trupi i pajetë është gjetur në një objekt ndihmës (garazh) të shtëpisë,” ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e policisë dhe ekipet e urgjencës.

EMISIONET