Gjendet i vdekur 47-vjeçari shqiptar në një burg të Maqedonisë, vuante nga kanceri

Një 47-vjeçar shqiptar nga Dibra ka humbur jetën në një burg në Maqedoninë e Veriut.
Sipas të dhënave nga brenda burgut ai vuante prej 1 viti nga kanceri, por autoritetet shqiptare nuk bënë asnjë përpjekje për ta çuar pranë familjarëve.
Ndërsa 1 muaj më parë një i ri nga Pogradeci që vuante dënimin atje denoncoi me video kushtet skandaloze në burg, ndërsa tha se i kishin apeluar ambasadës shqiptare në Shkup të merrte masa për zhvendosjen e 47-vjeçarit nga Dibra që vuante nga kanceri.
I riu ka shkruar sot duke thënë se ai vdiq në qeli dhe se nuk u dërgua në spital, edhe pse në letra është shkruar se vdiq rrugës për në spital.
Ai dërgon edhe një foto kur e kanë gjetur të pajetë në dhomë Hazbi Kabën.
Ai shton se në 10 ditët e fundit si nuk ecte fare nga dhimbjet ndërsa nuk mjekohej ashtu si duhet por i bëhej vetëm një gjilpërë qetësuese.
I riu apelon që të ndërhyjë ambasada shqiptare në lidhje edhe me kushtet pasi të gjithë rrezikojnë jetën çdo ditë.
Në burgun “Idrizov” vuajnë dënim mbi 60 shqiptarë nga Shqipëria kryesisht për trafikim lëndësh narkotike.
47 vjeçari që humbi jetën sot ishte i dënuar me 7 vjet ndërsa i kishin mbetur edhe 3 për të mbaruar dënimin.


