Gjenden tre bomba 50-kilogramëshe nga Lufta e Dytë Botërore në Kosovë

Gjenden tre bomba 50-kilogramëshe nga Lufta e Dytë Botërore

Tri bomba gjermane, të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore, janë gjetur sot në fshatin Shakovicë të Podujevës, gjatë punimeve në zgjerimin e rrugës Prishtinë-Podujevë.

Në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, thuhet se “në një operacion të përbashkët, sot ekipet e deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të ekipit të EOD-së nga kampi ‘Bondsteel’ i ushtrisë amerikane, kanë arritur që t’i largojnë  tri bomba SC-50 Gjermane, të mbetura që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Bombat janë gjetur gjatë punimeve në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë në fshatin Shakovicë, të cilat janë bartur në vend të sigurt, për t’i demoluar me pas, sipas planifikimeve të ekipeve të deminimit”, thuhet në njoftim.

EMISIONET