Gjana: Grenell, prishin traditën diplomatike ndërhyri në zgjedhjet në Kosovë, ndaj reagoi BE-ja

Shefja e Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë (EOM), Nathalie Loiseau, anëtare e Parlamentit Evropian, ka thënë deklarata e Richard Grenell disa ditë para zgjedhjeve në Kosovë që kritikoi kryeministrin Kurti, ka qenë ndërhyrje në zgjedhje dhe jo diplomatike.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Evropian (KAEC), Ramadan Gjanaj, në një intervistë për “Ora News” vlerësoi se Brukseli zyrtar e kishte të pashmangshme një qëdnrim ndaj kësaj deklarate të zyrtarit të lartë amerikan.
“Pasi siç e dini që nuk është në traditën e marrëdhënieve ndërkombëtare nuk ka ndodhur asnjëherë që një zyrtar i lartë të shfaqet publikisht në atë lloj qëndrimi dhe të ndërhyjë direkt në një proces zgjedhor, dhe duke tentuar të diktojë se kush duhej të votohej nga qytetarët e Kosovës dhe kush jo.
Grenell me këtë reagim kërkon më shumë të rrisë pozitat e tij në SHBA se sa të ndikojë në Kosovë, duke synuar të rikthehet në peshën që ka pasur në Administratën e mëparshme të presidentit Trump.
Në atë kohë, në Kosovë ai është anatemuar edhe për orientimin e tij gjë që nuk është harruar nga Grenell.
Dhe në historikun e shërbimit diplomatik Grenell ka qenë gjithmonë kundër LVV-së dhe vetë kryeministrit Albin Kurtit.
Por e mira për ne është të mbajmë një lloj distance dhe të mos shprehemi publikisht për këtë gjë”, u shpreh Gjana.
NDIQNI ANALIZËN E PLOTË TË RAMADAN GJANAJT NË “ORA NEWS”


