“Gëzojeni shtetin”, Hashim Thaçi nga Haga uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës

“Gëzojeni shtetin”, Hashim Thaçi nga Haga uron

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar të gjithë qytetarët për Pavarësinë e Kosovës.

Lajmin  e ka bërë me dije djali i tij  Endrit Thaçi, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale,duke thënë se babai i tij uroi 14-vjetorin e Pavarësisë  në një telefonatë që zhvilloi me prindërit e tij.

 “Në luftë, në paqe e në shtet të pavarur, babi nuk ishte asnjëherë në shtëpi. S’është as sot. Ky është çmimi i lirisë. Më herët foli me gjyshen e gjyshin dhe ua uroi të gjithëve 14 vjetorin e pavarësisë. Gëzojeni shtetin”.- shkruan ai në postim.

Ish-lideri politik i Ushtrisë Çlirmtare të Kosovës që nga 5 nëntori i vitit 2020-të po qëndron në Hagë ku po gjykohet për krime të luftës. 

“Gëzojeni shtetin”, Hashim Thaçi nga Haga uron

Thaçi nga Parlamenti i Kosovës, shpalli Pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008.

EMISIONET