FUSHATA ZGJEDHORE/ Kurti mesazh nga Lipjani: Armiku të mos guxojë të afrohet! Dëshmorët nderohen duke forcuar ushtrinë

FUSHATA ZGJEDHORE/ Kurti mesazh nga Lipjani: Armiku të mos guxojë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vijoi me takimet elektorale një javë para zgjedhjeve të datës nëntë shkurt. Nga Lipjani, Kurti theksoi se mënyra më e mirë për t’i nderuar dëshmorët e kombit, është duke e forcuar shtetin dhe ushtrinë në mënyrë që armiku të mos guxojë të afrohet sërish në të ardhmen.

“Jemi në Lipjanin që i ka dhënë shumë zhvillimit dhe kulturës të vendit tonë, ka sakrifikuar gjatë luftës. Nga komuna e Lipjanit i kemi 21 dëshmorë dhe 170 martirë, lavdi atyre dhe gjithë dëshmorëve të kombit tonë.

Nuk duhet të harrojmë gjenocidin, kërkojmë nga gjyqësia dhe prokuroria, të dënojnë dhe të gjykojnë. Kriminelë nuk duhet të ketë në liri dhe nuk duhet të ketë viktima që nuk rehabilitohen.

Mënyra më e mirë për t’i kujtuar këta dëshmorë është duke e forcuar shtetin tonë, ushtrinë, në mënyrë që askush asnjëherë në të ardhmen të mos e guxojë të sulmojë, sepse do t’i dalë shumë më keq nga ç'mund të imagjinojë.

Do të jemi gjithmonë pranë jush pavarësisht se kush qeveris në komunën e Lipjanit, buxheti është rreth 50% më i lartë këtu në Lipjan. Kemi zhvilluar edhe investime sepse dëshirojmë që puna të jetë në qendër dhe frytet e punës të jenë të shpërndara kudo, sidomos këtu në Lipjan ku ka shumë tokë pjellore”, tha Kurti. 

EMISIONET