Fushata elektorale e PDK-së në Kosovë/ Retkoceri: Programi me 3 shtylla, mirëqënia sociale, stabiliteti ekonomik dhe politik

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", ishte kandidati për deputet i PDK-së, Leutrim Retkoceri, i cili theksoi rëndësinë e bashkimit dhe fokusin e programit të partisë në mirëqenien sociale, zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin e Kosovës.
"Bedri Hamza siç e ka vendosur edhe sloganin, bashkimi është pika më e fortë dhe shikimi përpara, pa pasur nevojë të polarizojmë sepse në Kosovë tashmë nga kryeministri aktual në detyrë, i cili ka vënë vendin në një përçarje jashtëzakonisht të madhe duke akuzuar të tjerët dhe duke mos ndërtuar institucionet.
Situata vetëm se ka shkuar duke u thelluar edhe në aspektin politik, ekonomik dhe social.
Programi bazohet në shtylla të mirëqenies për qytetarët, zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe stabilitet të vendit.
Kur flasim për mirëqenien e qytetarëve, shtylla bazohet kryesisht në rritjen e pagave, në rritjen e pensioneve, gjithashtu në krijimin e vendeve dhe hapësirave për të ndihmuar që ekonomia të prodhojë një qarkullim më të madh duke krijuar edhe vendet e punës, do të mendoj edhe për skemat sociale që janë në vend, për invalid, veteranë, familje të dëshmorëve të UçK-së që nuk marrin pensione dinjitoze. Kjo është pika kyçe", u shpreh ndër të tjera Retkoceri.

