FOTOT/ Këta janë dy shqiptarët që u vranë në Greqi, njërin e ekzekutoi policia

FOTOT/ Këta janë dy shqiptarët që u vranë në

Janë publikuar fotot e dy shqiptarëve të cilët mbetën të vrarë mbrëmjen e 2 Korrikut në Athinë.

Bëhet fjalë për Andon Dhimitraq Tefi dhe Armando Lamaj, përkatësisht 48 dhe 46 vjeç. Tefi nga Korça sipas mediave të huaja është identifikuar si Adil Tefa ndërsa Lamaj Gëzim. A, identitet të cilat i përdornin në Greqi. Tefa është vrarë nga efektivi i policisë, i cili iu kundërpërgjigj pasi shqiptari nisi të qëllonte me armë zjarri

Ndërkohë në ngjarjen e përgjakshme ka mbetur i vdekur dhe Jani T,  23-vjeçari, i cili humbi jetën pasi u tërhoq zvarrë nga mjeti tip “Mercedes Benz”, që drejtohej nga një grua, e cila sipas mediave ka qenë ish-e dashura e viktimës dhe është vënë në pranga.

FOTOT/ Këta janë dy shqiptarët që u vranë në
Armando Lamaj

Si ndodhi ngjarja

Shqiptarët,  Adil Tefa, Jani T, Gëzim A.,kanë mbetur të vrarë nga beteja me armë në rrugët e Athinës. Ngjarja ka nisur mbrëmjen e së shtunës kur në kryqëzimin e rrugëve Georgiou Nazou dhe Kourtidou, në Kato Patisia, një Mercedes me një drejtuese femër dhe dy pasagjerë të tjerë është afruar dhe ka qëlluar një person me motor duke e plagosur rëndë.

Ndaj tyre ka reaguar duke i qëlluar me pistoletë, babai i të plagosurit i cili gjendej pranë ngjarjes në një automjet tip Audi i shoqëruar dhe nga dy persona të tjerë.

FOTOT/ Këta janë dy shqiptarët që u vranë në
Andon Dhimitraq Tefi

Mediat greke shkruajnë se mes grupeve ka pasur shkëmbime me armë, e si pasojë ka mbetur i vdekur personi që sulmoi drejtuesin e motorit ndërsa i plagosur ka mbetur pasagjeri që udhëtonte në makinën tip Audi i cili edhe pse tentoi t’i shpëtonte plumbave u godit nga një makinë

Në përpjekje për tu larguar drejtuesi i Audit ka grabitur një tjetër makinë, ndërsa në ndjekje të tij është vënë policia.

Tentative ka zgjatur për pak kohë pasi forcat e rendit kanë mundur ta izolojnë.

Por përplasja me armë nuk ka ndalur pasi shtetasi shqiptar ka qëlluar me armë edhe drejt policisë duke plagosur dy efektiv një në këmbë e një tjetër në shpatull. Në kundërpërgjigje blutë kanë ekzekutuar agresorin.

Ndërsa ende nuk është saktësuar shkaku i konfliktit ku dyshohet se ka ardhur për shkaqe banale, si pasojë e përfshirjes në një aksident me makinë, por nuk përjashtohet as pista e konflikteve për çështje të drogës.

EMISIONET