(FOTO) NDODH DHE KJO NË BURGUN E DUBRAVËS/ Gruaja tenton të fusë dr*gë përmes një pelene për fëmijë, zbulohet gjatë kontrollit

(FOTO) NDODH DHE KJO NË BURGUN E DUBRAVËS/ Gruaja tenton të


Autoritetet në Kosovë kanë ndaluar futjen e një sasie të dyshuar droge në Burgun e Dubravës në Pejë.

Sipas informacionit, gjatë një vizite familjare, një grua ka tentuar të fusë lëndën e dyshuar narkotike të fshehur brenda një pampersi për fëmijë.

Gjatë kontrollit rutinë, stafi i burgut ka gjetur dy qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të vendosura në pelenë.

Pas zbulimit, vizita është ndërprerë menjëherë dhe rasti i është kaluar Policisë së Kosovës dhe njësive hetimore në Pejë për hetime të mëtejshme.

Ndaj të burgosurit që dyshohet se ka lidhje me rastin janë marrë masa disiplinore dhe ai është transferuar në trajtim më të rreptë deri në përfundim të hetimeve.

EMISIONET