Foto/ Kjo është 42-vjeçarja që u vra aksidentalisht nga aktori i njohur gjatë xhirimeve të filmit

Foto/ Kjo është 42-vjeçarja që u vra aksidentalisht nga

Halina Hutchins është drejtoresha e fotografisë që ndërroi jetë mbrëmë (21 tetor) në moshën 42-vjeçare, pasi u qëllua aksidentalisht gjatë xhirimeve të filmit "Rust" nga aktori i njohur i Hollivudit, Alec Baldëin.

Halina Hutchins lindi në Ukrainë në vitin 1979 dhe u rrit në një bazë ushtarake sovjetike në Rrethin Arktik.

Mediet e huaja raportojnë se gruaja fatkeqe ishte e talentuar në fushën e kinematografisë. Si kineaste, ajo arriti të spikasë në mjedisin konkurrues të Hollivudit .

Për ata që e njihnin mirë, Halina ishte një person shumë i ëmbël, e përpiktë  në punë dhe një kolege e shkëlqyer.

Foto/ Kjo është 42-vjeçarja që u vra aksidentalisht nga

Për këtë arsye, ajo ishte shumë e njohur në botën e artit.Ajo ishte drejtore e  fotografie në Los Angeles.

Filmat “Archenemy”, “Blindfire” dhe “The Mad Hatter” mbajnë firmën e 42-vjeçares, sipas revistës “Hollywood”.

“Jam shumë i trishtuar që humba Halinën. Dhe aq i zemëruar, sepse ndodhi në shesh xhirimu. Ajo ishte një talent brilant që i ishte përkushtuar plotësisht artit dhe kinemasë," shkroi në Twitter drejtori i "Archenemy Adam Egypt Mortimer".

Halina ishte diplomuar në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin Kombëtar të Kievit.

Në karrierën e saj të hershme, ajo punoi si gazetare investigative për produksionet e dokumentarëve britanikë në Evropën Lindore.

E frymëzuar nga kineastët si Christopher Doyle dhe Sergei Urushevsky, ajo vendosi të përqendrohej në krijimin e filmave dhe u transferua në Los Angeles.

Në të njëjtën kohë, ajo filloi punën si asistente produksioni në xhirimet e filmave të shkurtër.

Ajo u diplomua në Qendrën e Institutit Amerikan të Filmit në vitin 2015.

Doktoratura  e saj u shfaq në “Camerimage”, festivali europian kushtuar kinemasë./Ora News/

EMISIONET