Fermeri shqiptar sulmon policin grek me shufër hekuri, dënohet me 9 vite burg
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Qershor 2021, 07:51

Gjykata greke, vendosi dje (14 qershor) dënimin me 9 vite burg për vrasje në tentativë, për fermerin shqiptar, i cili gushtin e kaluar sulmoi me shufër hekuri një oficer policie.
Sipas PrwtoThema, autori i krimit pretendon se kishte konflikte personale me policin, pasi thuhet se viktima e ka arrestuar më parë me pa të drejtë.
Por pretendimet u hodhën poshtë nga dëshmitarët, pasi u zbulua se oficeri i policisë nuk e kishte arrestuar më parë feremrin shqiptar.
