Fati i keq, gruaja kishte fshehur 13 mijë euro në oxhak, i shoqi e ndez dhe djeg paratë

Një burrë ndezi oxhakun, por nuk e dinte që gruaja e tij kishte fshehur aty kursimet e tyre.
Një video në TikTok paraqet një tragjedi komike që i ka ndodhur një gruaje në Athinë, e cila pa kursimet e saj të shndërruara në hi brenda dy minutave.
Videoja është publikuar nga një mikesha e saj në platformën e rrjeteve sociale, e cila shkruan: “Kur në 2 minuta 13 mijë eurot që keni fshehur në oxhak bëhen hi.”
Siç pretendon shoqja e saj, duke iu përgjigjur pyetjeve të përdoruesve të TikTok, gruaja fatkeqe kishte vendosur të fshihte shumën prej 13 mijë eurosh që kishte mbledhur me partnerin e saj.
Kështu ajo mendoi se streha më e mirë nuk mund të ishte ndonjë tjetër veç oxhakut.
Kështu i vendosi aty dhe e zuri gjumi. Mirëpo, ajo nuk e kishte lajmëruar partnerin e saj, i cili sapo u kthye në shtëpi ndezi oxhakun.
Sapo gruaja u zgjua ajo u trondit. Paratë ishin bërë hi.
Ajo çoi në bankë atë që kishte mbetur nga paratë dhe më në fund arriti të kursejë rreth 5000 euro.

