Evakuim në Kuvendin e Kosovës pas alarmit për b*mbë, Isufi tregon si nisi gjithçka
I ftuar në një lidhje direkte për “Ora News”, gazetari Venhar Isufi tregoi më tepër detaje për alarmin për bombë që ndërpreu seancën e 42-të të Kuvendit të Kosovës, duke shkaktuar evakuimin e menjëhershëm të deputetëve dhe gazetarëve.
" Sot ka qenë mbledhja për konstituimin e Kuvendit për të 42 herë por që para se të fillonte seanca , punonjësit dhe administrata, të gjithë ne që ishim brenda na thanë që të largohemi jashtë pasi ka ardhur një telefonatë në gjuhën angleze ku është thënë që pas 10 minutash do të shpërthejë një lëndë shpërthyese në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Është evakuuar i gjithë vendi. të gjithë deputetët dhe gazetarët u larguan. Më pas erdhën dhe ekipe të tjera relevante dhe rrethuan vendin e ngjarjes. Menjëherë filluan të gjitha hetimet", u shpreh Isufi.

