Escobar pas takimit me Vuçiç: Ishte i vështirë, por do të vazhdojmë

Escobar pas takimit me Vuçiç: Ishte i vështirë, por do

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se takimi me këtë të fundit ishte i vështirë.

Ambasada Amerikane në Serbi në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, shkruan se vlerësojnë përkushtimin e Vuçiç për paqen e stabilitetin, ndërsa theksoi se dialogu do të vazhdojë.

 “Takim i vështirë dhe i gjatë me presidentin Vuçiç. Ne vlerësojmë përkushtimin e presidentit për paqen dhe stabilitetin. Ne do të vazhdojmë”, tha Escobar.

Më herët, Lajçak dhe Escobar patën një takim me përfaqësuesit e Listës Serbe në ndërtesën komunale në veri të Mitrovicës.

Zyrtarët perëndimorë thanë pas këtij takimi se po bëjnë gjithçka që të mos ketë përsëri barrikada në rrugët që të çojnë në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Serbët kanë ngritur një retorikë se serbët që banojnë në Kosovë po keqtrajtohen apo mund të keqtrajtohen nga policia e Kosovës, gjë e cila nuk bazohet me realitetin në terren dhe kundërshtohet si nga Kosova por edhe institucionet ndërkombëtare në Kosovë.

Kosova kërkon të ndërtojë marrëdhënie reciprociteti me Serbinë, saj edhe marrëveshjeve të firmosura në Bruksel, por edhe të drejtës ndërkombëtare.

Ndërkohë, Serbia ka fuqizuar retorikën e saj politike se Kosova nëpërkëmb të drejtat e serbëve, duke bërë deklarata të forta, ngjashëm me deklarata lufte, që kanë marrë vëmendjen e faktorit ndërkombëtar si tensionuese e politikës ballkanike.

EMISIONET