‘’Ekonomia e Kosovës ka ngecur’’, Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, kritika qeverisë ‘’Kurti’’
Ekonomia kosovare ka ngecur pergjate mandatit trevjecar te qeverisjes së Albin Kurti!
Ky është vlerësimi i kryetarit të Aleancës Kosovare te Bizneseve Agim Shahini i cili mes arsyeve rendit edhe masat ndëshkuese të bashkimit Europian
‘’3 vjet pas qeverisjes së Kurti2, Kosova ka ngecur në zhvillim ekonomik, po ashtu edhe në integrim. Kosova jeton në një atmosferë sanksionuese’’.
Zhvillimi ekonomik,integrimi dhe diplomacia mbeten 3 fushat qe nuk kane pasur zhvillim sipas Shahinit
‘’Zhvillim ekonomik, integrim dhe ne nuk kemi asnjë njohje që 3 vjet e këndje. Prandaj qeveria Kurti duhet të këndelleht mirë’’.
Mos nxitja e prodhimit vendas sipas kreut të Aleancës Kosovare te Bizneseve është dëshmi e dështimit.
‘’Në këtë periudhë të fuqizohet prodhimi vendor’’.
Ndërsa për krizën e cmimeve, Shahini thekson faktin se kosova është vend importues
‘’Inflacioni nuk varet gjithmonë prej Kosovës. Janë edhe faktorë të tjerë’’.

