Edita Tahiri i kundërpërgjigjet Kurtit për Asociacionin: Ti thotë elektoratit që i ka mashtruar
Edita Tahiri, ish ministre e jashtme në periudhën e okupimit të Kosovës i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për Asociacionin.
Në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj Tahiri tha se Asociacioni për Albin Kurtin ka qenë kauzë dhe fitoi vota me këtë gjë.
"Ai tashmë nuk mund të kthehet prapa nuk mund ta tradhëtojë elektoratin, komplikoi procesin dhe pa që obligimet duhet të bëhen.", ushpreh ajo.
Edita Tahiri: Ka kohë që nuk i përgjigjem kësaj pyetje sepse Albin Kurti e kishte bërë kauzë asociacioni. E kundërshtoi dhe fitoi vota me këtë gjë. Ai tashmë nuk mund të kthehet prapa nuk mund ta tradhëtojë elektoratin, komplikoi procesin dhe pa që obligimet duhet të bëhen. Asociacioni ka lindur në bisedimet e Vjenës, pastaj në dialogun e Brukselit ku isha unë. Kjo qeveri së paku të kthehet te elektorati i vet ti thotë që ju kemi mashtruar, kemi pasur nevojë për vota. Ka ardhur koha me marrë obligime shtetërore.
Çfarë kërkon Beogradi në këtë proces?
Edita Tahiri: Kërkon Asociacionin se në çdo mënyrë do të manipulojë minoritetin serb në Kosovë dhe të mos e lërë të qetë as Kosovën, as Ballkanin.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.