Edhe 1 shans për Kuvendin e Kosovës/ Veliu: Presidentja nuk ka kryer detyrën Kushtetuese
Njohësi i çështjeve rajonale, Lulzim Veliu në një intervistë në Ora News u shpreh se presidentja Osmani nuk ka kryer detyrën Kushtetuese sa i përket krizës së konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Veliu: Nesër në sallën e Kuvendit pritet që të jenë pjesëmarrës edhe të gjithë ambasadorët e kredituar në Kosovë.
Kjo në njëfarë mënyre na jep një shpresë që ndoshta kemi një marrëveshje e cila është arritur dhe nuk është dhënë ende për opinionin e gjerë dhe do të ketë ndonjë marrëveshje e cila do të mundësojë të paktën zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Para dy ditësh presidentja e Kosovës i është drejtuar gjykatës Kushtetuese me kërkesë që këto afate të shtyhej por edhe disa sqarime të tjera.
Në këtë rast jo vetëm presidentja por të gjithë jemi të vonuar.
Ndërsa deklarata e fundit e presidents nuk ka të bëjë me shpejtimin e situatës, ajo përkundrazi ka kërkuar ende afate nga gjykata Kushtetuese.
Presidentja nuk e ka kryer detyrën e saj Kushtetuese.

