E rëndë/ Tre persona ekzekutojnë 54-vjeçarin për 21 euro

E rëndë/ Tre persona ekzekutojnë 54-vjeçarin për 21
Foto ilustruese

Një qytetar amerikan, i cili u gjet i vdekur në Beograd sot, u vra nga përpjekja për t'i marër  2,500 dinarë,ose 21 euro.

Ngjarja ndodhi në rrugën  Veljko Dugoševića në Zvezdara.

Viktima, një shtetas amerikan, 54 vjeç ka qenë në kryeqytetin serb që nga dhjetori. Identiteti i tij dhe informacione të tjera rreth tij nuk janë bërë të ditura.

Të tre të arrestuarit. V. (57), RB (35) dhe MJ (38) janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë dhe marrjen e jetës së një shtetasi amerikan.

Me vendim të Zyrës së Prokurorit të Lartë Publik në Beograd, të dyshuarit u ndaluan deri në 48 orë dhe ata do të merren në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd.

EMISIONET