E rëndë në Tetovë, gruaja vret me çekiç burrin shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut, ku një grua me përkatësi maqedonase ka vrarë bashkëshortin e saj shqiptar. Alsat shkruan se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tetovë, dhe gruaja ka goditur bashkëshortin e saj me çekiç.
Si pasojë e plagëve që ka marrë 48-vjeçari ka vdekur në vend. Sipas asaj që raportojnë mediat vendase është se gruaja, ka bërë një veprim të tillë, pasi partneri i saj e dhunonte vazhdimisht.
Trupi i pa jetë i 48-vjeçarit ndodhet në morgun e qytetit, ku dhe po kryhet ekspertizat, ndërkohë që 38-vjeçarja është arrestuar. Deri më tani nuk janë bërë publike emrat e viktimës dhe gruas.


