E rëndë në Kosovë/ 34-vjeçari pla*os të dashurën, më pas vr*t veten

E rëndë në Kosovë/ 34-vjeçari pla*os të

Krim në qytetin e Prishtinës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një 34-vjeçar ka humbur jetën në rrugën “B” në Prishtinë, kurse një vajzë 30-vjeçare është plagosur.

Paraprakisht dyshohet se 34-vjeçari ka plagosur fillimisht të dashurën, ndërsa më pas ka vrarë veten.

Lajmi konfirmohet nga  Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti ka njoftuar se fillimisht rasti është raportuar rreth orës 15:00 për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë.

“Hetuesit policorë po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”,  ka thënë Ahmeti.

EMISIONET