E pazakontë, 44-vjeçarja ndez zjarre qëllimisht për të flirtuar me zjarrfikësit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Gusht 2024, 17:52

Një 44-vjeçare është arrestuar dje në Tripoli të Greqisë, pasi ndezi dy zjarre qëllimisht.
Ajo është dënuar me 3 vite burg, por do të vuajë vetëm 2 muaj dhe do të paguajë 1000 euro gjobë.
Ajo thuhet se ndezi zjarret “sepse i pëlqente të shihte zjarrfikës dhe të përpiqej të flirtonte me ta”.
Zjarret e kanë djegur sipërfaqe të vogla, pasi forcat zjarrfikëse i kanë vënë nën kontroll përpara se të merrnin përmasa të rrezikshme.
