Dy urat në Ibër shqetësojnë Vuçiçin/ Dashevci: Bashkojnë njerëz e shërbime, nuk cenojnë sigurinë e Kosovës

Dy urat në Ibër shqetësojnë Vuçiçin/ Dashevci:

Eksperti i sigurisë Arben Dashevci tha në “Ora News” se ndërtimi i dy urave mbi lumin Ibër është një zhvillim i rëndësishëm për komunitetin lokal, ndërsa reagimet e Beogradit lidhen me tensione të jashtme dhe jo me ndonjë kërcënim real për sigurinë në Kosovë.

"Në njërën anë përmbi lumit Ibër është një urë që do të ndërtohet dhe shumë mirë që po ndërtohet.

Ka qenë një urë e hekurit aty më parë, ku vetëm një person ka mundur të kaloj dhe kjo është një vepër shumë e mirë duke pasur parasysh që sigurinë e brendshme e ke pa asnjë problem, nuk ka diçka që cënohet siguria e brendshme në republikën e Kosovës në aspektin e brendshëm. Në aspektin e jashtëm ne e dimë fare mirë se nga vijnë ato shqetësime.

Nga ana tjetër më poshtë nga lagjja e Boshnjakëve ndërtohet edhe një urë, i lidh të dyja palët sepse në këtë anë të lumit Ibër ke dhe hipermarkete të mëdha, është një ambulancë e madhe që po ndërtohet prandaj ura do të bashkojë njerëz, mallra dhe shërbime. Është një vepër e mirë, do të zbus situatën dhe nuk do tensionoj asgjë", u shpreh Dashevci.

Për më shumë ndiqni intervistën e mëposhtme:

 

EMISIONET