Dimal Basha kryetar i Kuvendit/ Jushi: PDK-ja nuk ka pasur një mosdëshirë për të mos e votuar, kërkoi 10 minuta për mbledhje me grupin parlamentar
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, gazetarja Denada Jushi shpjegoi arsyet e ngërçit institucional në Kosovë dhe qëndrimin e PDK-së për të mos votuar emrat që kanë mbajtur poste ministrore në qeverinë Kurti 2, deri në momentin kur u vendos emri i Dimal Bashës.
" Për të sqaruar dhe opinionin që na ndjek dhe në Shqipëri, nëse nuk i ka ndjekur ngjarjet prej 9 shkurtit kur janë mbajtur dhe zgjedhjet në Kosovë, duhet ditur për faktin që PDK-ja, një pjesë e opozitës, ka dhënë dakordësinë e saj për të votuar çdokënd nga vetëvendosja përveç të gjithë emrave që kanë mbajtur një post ministror në qeverinë Kurti dy. Ky ka qenë një nga kushtet e PDK-së sepse LDK-ja siç e dimë nuk ka votuar dhe as nuk ka abstenuar, nuk është bërë pjesë e konstituimit deri tani.
Duke qenë se ka patur prej kohësh dëshirën për tu zgjedhur Albuela Haxhiut dhe nuk ka pasur një dakordësi duke qenë se ka mbajtur këto poste, prej disa muajsh tashmë ka pasur një ngërç institucional në Kosovë.
As emri i Donika Gërvallës po ashtu për të njëjtin kusht që ka vënë PDK-ja nuk është votuar.
Ditën që është vendosur emri i Dimal Bashës, PDK-ja edhe nga raportet edhe nga diskutimi që unë kam pasur me elementë të kësaj partie, më kanë komunikuar që nuk ka qenë një mos dëshirë për të mos e votuar por ka qenë një kërkim prej 10 minutash për të patur një mbledhje me grupin parlamentar me të cilin ndodheshin në Parlament.
DItën e dytë pasiu vetëvendosja ka mbajtur seancvn e radhës dhe ka vendosur përsëri emrin e Dimal Bashës, PDK-ja duke iu mbajtur vetëm zotimit që ka dhënë, e ka votuar emrin e zotit Dimal Bashkës", u shpreh Jushi.

