Dili: Gjykata Supreme dha një mesazh të qartë që as qeveria “Kurti” nuk është mbi ligjin! Ja kush është deputetja që i ka premtuar Kurtit votën për kreun e Kuvendit

Një përplasje e fortë institucionale ka shpërthyer në Prishtinë mes Qeverisë së Kosovës dhe Gjykatës Supreme, pas vendimit të kësaj të fundit për të shfuqizuar një udhëzim administrativ.

Qeveria e cilëson vendimin si arbitrar dhe politik, ndërsa Gjykata akuzon ekzekutivin për ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit.

Për të kuptuar më shumë mbi këtë përplasje të madhe institucionale mes pushteteve, i ftuar në hapësirën “Për Shqiptarët” në “Ora Neës” ishte analisti Visar Dili.

“Ndoshta lajmi më pozitiv për qytetarët e Kosovës, ndoshta edhe për vetë Lëvizjen Vetëvendosje, edhe pse kjo e fundit e ciolëson si jo pozitiv, sepse edhe ata vetë e dinë se Kushtetuta nuk lejon dy funksione të barabarta në të njëjtën kohë, si të deputetit apo ministrit.

Por ja që Gjykata Supreme dha një mesazh të qartë që as qeveria “Kurti” nuk është mbi ligjin, dhe vendimi i saj është një goditje ndaj përpjekjeve të vazhdueshme të Albin Kurtit dhe qeverisë së tij për ta kontrolluar çdo hallkë të shtetit dhe kjo është një fitore e demokracisë”, u shpreh në analizën e tij Visar Dili.

Nga ana tjeter Visar Dili zbuloi dhe deputeten që është ofruar për zgjidhjen e krizës së Kuvendit të Kosovës,

Ai tha se kemi të bëjmë me ligjvënësen e LDK-së, Serbeze Kabashi Mucaj, po shtoi s enuk dihet se çfare i eshte ofruar ne kembim te kesaj.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME ANALISTIN VISAR DILI

EMISIONET