Dialogu me Serbinë në qorrsokak, pesimizëm në lidhje me efektet që do të ketë presioni ndaj Beogradit

Presioni ndërkombëtar ndaj Serbisë në lidhje me Kosovën duket se nuk do të ketë ndonjë efekt të rëndësishëm. Njohësit e politikave rajonale thonë se dialogu është në qorrsokak dhe se nuk bëhet fjalë për një marrëveshje gjatë këtij viti.

Dialogu me Serbinë në qorrsokak, pesimizëm në lidhje me

Një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë as që shihet në horizont as këtë vit edhe pse presioni ndërkombëtar ndaj Beogradit është shtuar sidomos për vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës.

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se presioni ndaj Aleksandër Vuçiç do të jetë pa efekt, derisa nuk ka një kornizë kohore dhe tematike për ujdinë finale.

Pesimist për avancimin në procesin e dialogut janë edhe nga opozita, ndërsa nga Vetëvendosja thonë se po shfrytëzojnë situatën aktuale për të shtyrë agjendën e Kosovës përpara në procesin e dialogut duke theksuar se Beogradi është palë destruktive.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të përfshihen konkretisht në dialogun Kosovë-Serbi, pasi angazhimi i Francës dhe Gjermanisë nuk dha rezultat.

Kritik për qasjen e Qeverisë së Kosovës në dialog është edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

Ai thotë se qeveria është e ngurtë në dialogun me Serbinë pasi s’ka qëndrim të saktë dhe as kornizë për marrëveshjen finale.

Nga ana tjetër, deputetja e partisë në pushtet Arbëreshë Kryeziu-Hyseni ngecjen e progresit në dialog ia adreson Serbisë.

EMISIONET