DETAJE NGA KRIMI NË PODGORICË/ Pas vr*sjes së dy vëllezërve shqiptar, autori ka dh*nuar edhe nënën e tij

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e trefishtë në Podgoricë, ku humbën jetën tre persona, mes tyre edhe dy vëllezër shqiptarë.
Si i dyshuar për ngjarjen kërkohet Vehid Muriç, nga Rozhajë.
Ai dyshohet se ka vrarë tre shokët e tij me mjet prerës, në një banesë me qira në zonën e Stari Aerodrom.
Pas krimit, i riu besohet se është kthyer në qytetin e lindjes, ku në banesën familjare ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Rasti është raportuar nga familjarët në polici, çka ka çuar edhe në zbulimin e ngjarjes në Podgoricë.
Autoritetet në Mal të Zi janë vënë në kërkim të tij, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.


