Dështimi i seancës së parë në Kuvend, reagon Kurti: PDK, LDK dhe AKK sulm brenda institucional kundër Kosovës

Dështimi i seancës së parë në Kuvend, reagon Kurti:

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar duke e cilësuar si “sulm brenda institucional” kundër Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike mosvotimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve.

Reagimi i Albin Kurtit:

Deputet e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve.

Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë.

Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike.

Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë.

Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë.

Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot.

 

EMISIONET