Deputeti i PDK-së: LVV po tenton të prodhojë artificialisht fajtorë të paqenë

Deputeti i PDK-së: LVV po tenton të prodhojë artificialisht

 Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, tha se LVV-ja po tenton që të prodhojë “artificialisht fajtorë të paqenë” për një proces, që sipas tij, vetë Qeveria është përgjegjëse. Ai tha se LVV-ja ka pasur 75 ditë që nga seanca e parë konstituive për të gjetur konsensus për një emër të presidentit.

“Paramendo, i ka pasur 75 ditë që nga seanca e parë konstituive për të gjetur konsensus për një emër të presidentit. Qeveria e minutave të fundit, e territ dhe izolimit po mundohet të prodhojë artificialisht fajtorë të paqenë për një proces që përgjegjës është vetë!

Këto janë orët e fundit të një kryeministri që Kosovës i ka sjellë vetëm kriza, pasiguri, përçarje dhe pabesi!”, shkroi ai në Facebook.

EMISIONET