Debati për urën mbi Ibër/ Zonja: Qeveria Kurti po kërkon të ecë përpara, ndërkombëtarët nuk e lejojnë

Gazetari, Sebastian Zonja në një intervistë në Ora Neës u shpreh mbi debatin për urën mbi Ibër se qeveria Kurti  kërkon të ecë përpara, ndërsa ndërkombëtarët nuk e lejojnë.

Zonja: Qytetarët serb të Kosovës të ndjehen të lirë pa presione nga ana e Beogradit dhe në krahun tjetër të jenë të lirë të veprojnë të financojnë të jenë pjesë e shtetit të Kosovës.

Pra në këtë aspekt, qeveria Kuti po synon të eci përpara por në krahun tjetër kemi aleatët ndërkombëtarë.

Cila është aryesja që ndërkombëtaret nuk lejojnë që të çelet ura mbi Ibër edhe për automjetet?

Ajo që ne mund të shohim është përdorimi si instrument i serbëve të Kosovës nga ana e Beogradit për të hapur trazira në Kosovë.

Kjo është një frikë që për mendimin tim me të drejtë e kanë aleatët ndërkombëtarë por në të njëjtën kohë e ka edhe qeveria Kurti.

EMISIONET