Dakaj: Kosova po shkon drejt një krize pa Kuvend e qeveri, pozita dhe opozita nuk kanë vullnet

Shkelzim Dakaj, gazetar, përmes një interviste në Ora News, tha se tashmë partitë në Kosovë janë të fokusuar anë zgjedhje, teksa po e çojnë në ekstrem krizën në Kosovë.

Dakaj: Jemi në fushatë zgjedhjesh komunale dhe janë duke e shfrytëzuar deputetët fushatës për kandidatët e tyre, dhe u ka volituar edhe pse nuk i volit Kosovës dhe bashkisë ndërkombëtare. Pritet vendimi sipas gjithë juristëve që nuk do të jetë një zgjidhje, sepse mungon vullneti politik.

Kanë vendosur që krizë pas krize ta mbajnë Kosovën pa kuvend dhe qeveri pas kaq shumë muajsh. Kjo zvarritje do të na çojë deri tek zgjedhje komunale kam thënë dhe tashmë po llogaritet balotazhi. Tani duket se edhe opozita i ka këto interesa sikurse LVV-ja në pushtet dhe nuk kanë vullnet të madh. Partitë opozitar epo presin që të rrëzohet retorika e LVV-së kur Lista Serbe të kthehet në 4 komunat serbe.

EMISIONET