Dakaj: Mori fund "drama" e Kuvendit të Kosovës, por debati vazhdon. Ja pse u zgjodh Dimal Basha sot

Gazetari Shkëlzen Dakaj njofton në "Ora News" se pas më shumë se 200 ditësh nga zgjedhjet, Kuvendi i Kosovës i krijuar nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit duket sa ka dalë nga kriza, duke zgjedhur më në fund kryetarin e saj z. Dimal Basha.

Ky i fundit sipas Dakajt, ndoshta nuk i mori votat e PDK-së për shkak të disa problemeve që i keni parë dhe në media që u zu në befasi

Nga ana tjetër, Dakaj u shpreh se tashmë problemi i vetëm mbetet Lista Serbe, e cila duhet të propozojë një emër për nënkryetar të Kuvendit

"Sot ndohi ajo që pritej, tashmë janë bërë mbi 200 ditë nga përfundimi i procesit zgjedhor, debati po vazhdon, pasi LVV vazhdon të institojë për Listën Serbe. Ajo është problemi, emri i nënkryetarit i propozuar nga ata, po vazhdon debati në Kuvend.

Ajo që vlen të theksohet në këtë rast është që mori fund kjo drama, siç përdoret në Kosovë, se jemi bërë "përrallë" në rajon dhe në botë, sepse me të gjitha këto probleme me të cilat ballafaqohemi ne sot e me të gjitha zhvillimet globale që po ndodhin, ne kemi parë subjekte politike ose njerëz të politikës, të zgjedhurit tanë që vazhdojnë me inatet personale.

Dimal Basha u zgjodh sot kryetari i Kuvendit për shkak se u provua dhe herën e fundit, ndoshta nuk i mori votat e PDK-së për shkak të disa problemeve që i keni parë dhe në media që u zu në befasi.

Figurën e Dimal Bashës të gjithë e njohim, është një politikan që nuk ka hezituar asnjëherë të përfshihej në të gjitha debatet në Kosovë dhe madje i ashpër edhe në shumë tema, i ashpër edhe me opozitën.

Megjithatë duket se edhe kjo votë e opozitës ishte pak inati ose ndoshta dhe me dalë prej këtij ngërçi politik në të cilën jemi.", u shpreh Dakaj.

EMISIONET