Bullgaria e ndarë për veton, Qeveria e Petkov hedh poshtë propozimin e liderit të opozitës Borisov
Qeveria e Kirill Petkov ka hedhur poshtë propozimin e liderit të opozitës bullgare Bojko Borisov lidhur me heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut.
Zëdhënësja e qeverisë bullgare tha për mediet vendase se kabineti qeveritar do ta çojë çështjen e Shkupit fillimisht në komisionin e punëve të jashtme dhe më pas në Parlament.
KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE
Kujtojmë që më herët gjatë ditës së sotme, lideri i opozitës dhe ish-kryeministri Bojko Borisov tha se 59 deputetët e partisë së tij do të votonin pro çeljes së negociatave të Tiranës dhe Shkupit.
Nesër në Bruksel mbahet samiti mes BE-së dhe Bashkimit Evropian ku do të përcaktohet fati i negociatave të vendit tonë, Maqedonisë së Veriut dhe rajonit.