Burjani: Nuk është vetëm Albin Kurti kundër ‘Open Balkan’, por edhe qytetarët. Mali i Zi po bën hapa të dyshimtë
Analisti Blerim Burjani, teksa ka komentuar protestën e veteranëve, ditën e djeshme(6 maj), tha se duhet të bëhet një reformë ligjore që të dihet se kush është veteranë dhe kush jo.
Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Arnold Kariqi, ai tha se veteranët kërkojnë që paga e tyre të bëhet e njëjtë me atë të veteranëve.
Blerim Burjani: Duhet të bëhet një reformë ligjore dhe duhet të dihet saktë se kush quhet veteran dhe çfarë quhet veteran. Viti ’90 është linja ligjore që duhet të përfshijë gjithë personat apo veteranët e luftës , dhe këta persona të luftës së fundit e kanë protestuar, duke kërkuar të barazohet paga minimale e cila pretendohet nga qeveria që të arrihet të jetë e njëjtë edhe për veteranët e luftës. Veteranët kërkojnë që të barazohet paga e tyre si paga minimale.
Teksa ka komentuar “Ballkanin e Hapur”, Burjani tha se kundër kësaj nisme nuk është vetëm Kryeministri Albin Kurti por edhe qytetarët e Kosovës.
Blerim Burjani: Nuk është vetëm Albin Kurti, kundër “Open Balkan”, po në Kosovë ekziston një klimë e përgjithshme politike që janë kundër “Open Balkan” Nuk është vetëm kryeministri që e vendos, këtu është një pakënaqësi totale. Janë edhe qytetarët që janë kundër “Open Balkan”. Kjo është vështirë të lëvizë në Kosovë, pothuajse e pamundur.
Është befasi që Mali i Zi, dhe Abazoviç ka thënë se do të jetë fleksibël dhe mund ta pranojë diçka të tillë. Mali i Zi po bën hapa të dyshimtë përpara. Nuk është shumë i sigurt a ta pranojë Open Balkan apo jo. Në Mal të ZI kemi dy lloj qëndrimesh.


