Begaj në Kosovë, Krasniqi: Vizita simbolike, ligjin në Shqipëri e bën Rama, në Kosovë Albin Kurti

Bajram Begaj, presidenti i ri i Shqipërisë ashtu si tradicionalisht kanë bërë paraardhësit e afërt shkoi në Kosovë per vizitën e parë jashte shtetit të një funksionari nga Tirana.

Milazim Krasniqi duke analizuar vizitën e tij e konsideron atë më shumë simbolike. Për Rtv Ora me gazetaren Besmira Pelushaj, analisti thotë se pesha politike e presidentëve në dy shtetet shqiptare është e papërfillshme pasi në Tiranë ligjin e bën Rama dhe në Prishtinë Albin Kurti.

Krasniqi: Vizitë simbolike. Është mirë që fillon aktivitetin e tij si President me një vizitë në Kosovë. As presidentja e Kosovës dhe as presidenti i Shqipërisë nuk kanë ndonjë peshë në skenën politike dhe as ndikim të madh pasi ligjin në Shqipëri e bën Edi Rama dhe në Kosovë e bën Albin Kurti. Janë përplotësues të asaj klime të bashkëpunimit por nuk janë promotorë të këtij bashkëpunimi. Por është mirë që kjo vizitë është bërë dhe mesazhet ishin korrekte.

Mesazhet e Begajt ishin korrekte por asgjë për tu veçuar.

Krasniqi: Nuk ka një politikë të kordinuar mes Kosovës dhe Shqipërisë, shumica e gjërave janë spontane, improvizime edhe në nivelin e qeverisë dhe presidentëve. Mesazhet janë thjesht mirësjellje, vullnet i mirë por pa një projekt.

 Sipas Krasniqit, diferencën e bëri propozimi i Osmanit për  traktatin për mbrojtjen Shqipëri-Kosovë.

Megjithatë ai pranon se të dy vendet kanë kufizime, Shqipëria si anëtare e NATO-s dhe Kosova si vend që është nën një lloj protektorati të NATO-s.

Krasniqi: Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe ka siguri dhe obligime kolektive dhe nuk mund ta dalë prej tyre. Ndërsa Kosova është në mbrojtje të KFOR, NATO-s, kështu që i ka të limituara mundësitë e bashkëpunimit në sferën ushtarake dhe të sigurisë për shkak të kompleksitetit që ka. De jure Kosova është nën rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe sigurinë e garanton KFOR dhe jo Forcat e Kosovës. Më shumë ëhtë një përpjekje për të dhënë një provë që Kosova po maturohet dhe në këtë sferë. Të inkurajohet më shumë propjekti që në të ardhmen Kosova të futet në partneritetin për paqe si një lloj partneriteti me NATO dhe ndoshta ky lloj bashkëpunimi mund të ndihmojë në atë drejtim por jo se mund të ndërtojnë politika të pavarura Kosova dhe Shqipëria në fushën e mbrojtjes.

EMISIONET